Në Durrës një 50-vjeçar është gjetur në breg të detit i mbytur. Në njoftimin e policisë së Durrësit thuhet se viktima ende nuk është identifikuar dhe se paraprakisht është arritur në përfundimin se nuk ka shenja dhune në trupin e tij.
"Më datë 06.02.2021, në orën 07:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.