Durrës-Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi qarkullonin me automjet të blinduar dhe të armatosur.

Të arrestuarit janë identifikuar si Elidon Daçi, 28 vjeç dhe Ernest Beqiri, 29 vjeç.

Gjatë kontrollit në makinë blutë sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar, tre celularë dhe 1500 euro dhe 70 mije lekë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për 2 shtetas që qarkullonin me armë zjarri në automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blindi”. 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e blinduar me drejtues shtetasin E. D. dhe pasagjer shtetasin E. B. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash. 

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:  

-E. D., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.