DURRËS- Një furnelë ka marrë flakë në shtëpinë e një 85-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 në rrugën Tregtare në Durrës.
Sipas gazetarit të Report TV, ka pasur vetëm letra të djegura kuzhine dhe 85-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime. I moshuari jetonte vetëm në shtëpi dhe po gatuante kur furnela elektrike bëri masë dhe mori flakë. Zjarrfikësja mbërriti shpejt në shtëpinë e të moshuarit dhe bëri të mundur fikjen e zjarrit.
Komento