1 person i shpallur në kërkim për shkak të3 largimit nga vendi i aksidentit është ndaluar nga policia e Durrësit. Ndërkohë që ka nisur hetimi për 2 të tjerë pasi njëri është kapur me mall kontrabandë ndërsa tjetri me kanabis.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim për veprën penale "Largimi nga vendi i aksidentit": S. S., 28 vjeç, banues në Durrës, i cili më datë 23.09.2021, në aksin rrugor Rinas-Kashar, ka përplasur mjetin e shtetasit A. D., duke shkaktuar dëme materiale, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
.....
Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan shtetasin F. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera". Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në Portin e Durrësit, me mallra kontrabandë, disa lloje të ndryshme medikamentesh dhe 6 telefona celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
......
Specialistët e Hetimit të Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve proceduan penalisht për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", shtetasin G. A., banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Komente










