Janë arrestuar në Durrës, dy persona të shpallur në kërkim për një vjedhje në një agjenci udhëtimesh.
Burimet zyrtare bëjnë me dije, se 31-vjeçari me inicialet B.M dhe 38-vjeçari me inicialet M.F (të dy banues në lagjen nr.18) në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhjen në muajin maj të këtij viti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komento