Durrës, në makinë me implante e materiale dentare me vlerë 50 mijë euro, dyshohen kontrabandë

Durres- Një rast i kontrabandës së implanteve dhe materiale dentare të dyshuara është zbuluar në Durrës. Në pranga ka rënë një 47-vjeçar, shoferi I makinës në të cilën u gjet ngarkesa me materiale të dyshuara kontrabandë.

Gjatë operacionit, në lagjen nr.9, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjetin me drejtues shtetasin B. Xh., në të cilin gjetën implante, pajisje dhe materiale dentare, pa faturat përkatëse, me vlerë rreth 50 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe një shumë parash.     

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua shtetasi  Besnik Xhaferaj, 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se magazinonte dhe shiste në kundërshtim me ligjin, implante dhe materiale dentare të dyshuara të kontrabanduara, informoi sot policia e Durrësit. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ruajtja apo depozitimi kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun