DURRËS-Nënë e bijë janë arrestuar pasi akuzohen se kanë dhunuar dhe bërë për spital ish gruan e djalit. Vjehrra e 25-vjeçares nuk ka pranua dot që ajo të ndahej nga i biri dhe së bashku me të bijën e ka dhunuar fizikisht.
Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ku 59-vjeçarja F. Gj. dhe e bija F. Z., 28 vjeçe kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së djalit të 59-vjeçares, 25 vjeçares A. D..
Pas denoncimit të ngjarjes policia ka vënë në pranga dy gratë me akuzën e ‘dhunës në familje’.
Komento