DURRES - Duket se këtë vit turistët që kanë zgjedhur plazhin e Durrësit për të kaluar pushimet do të gjejnë një mjedis më higjenik se sa në vitet e shkuara. Një subjekt i specializuar ka nisur nga puna për dezinsektimin e plazhit në të gjithë gjatësinë dhe thellësinë e tij, pak ditë pasi ky proces u bë edhe në Tiranë.
 
Ministri Iir Beqaj dhe kryebashkiaku Dako ndoqën nga afër këtë proces. 
Në Durrës do të dezinsektohen 40 ha sipërfaqe ku përfshihen vija e parë dhe ajo e dytë e plazhit, por edhe zona të tjera brenda në qytet. Spërkatja me agjentë biologjik do të kryhet në sipërfaqe kanalesh mocalorë, bodrume pallatesh dhe gropa të hapura që mbajnë ujë. 

Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako tha se bashkia ka në varësi ndërmarrjen komunale të plazhit që merret me dezinfektimin e sipërfaqes së rërës, por ky projekt është me mjaft rëndësi për higjenën e zonës dhe shëndetin e popullatës. 

I gjithë procesi në fjalë do të zgjasë 5 muaj dhe ndërhyrja është planifikuar që të realizohet nëpërmjet 12 ndërhyrjeve në zona që tashmë janë përcaktuar si mjaft të ndotura nga insketet.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)