Durrës, nisin kërkimet për
kapitenin e anijes çisternë

Durrës, nisin kërkimet për<br />kapitenin e anijes çisternë
TIRANE- Anijet e marinës shqiptare kanë nisur sot në mëngjes kërkimet për gjetjen e kapitenit të anijes, megjithëse janë shuar shpresat për gjetjen e tij gjallë. Kolegë të ekuipazhit kanë dëshmuar dje për hetuesit se ekziston mundësia që kapiteni turk i anijes të jetë fundosur së bashku me anijen pasi, pasi ai mund të jetë goditur gjatë fundosjes së anijes.

Anija çisternë me flamurin e Sierra Leones u përfshi nga flakët në portin e Durrësit mesditen e së dielës dhe u fundos vetëm 30 minuta pas shpërthimit të zjarrit. Burime pranë kapitenerisë së portit, konfirmuan për Shqiptarja.com se anija "Edirne" kishte shkarkuar 3500 ton naftë rreth tre ditë më parë dhe ndodhej 6 milje larg bregut.

Kapiteni i anijes Khayam Mamadoll 54 vjeç nga Azerbajxhani rezulton i zhdukur që pas mbytjes në anijes dhe shpresa për gjetjen e tij gjallë, janë të pakta.

Në anije ndodheshin 15 persona dhe 12 prej tyre janë arritur të evakuohen . Dy persona nga ekuipazhi mësohet se janë djegur dhe një i tretë rezulton i zhdukur. Pjesëtar të ekuipazhit ishin 6 gjeorgjian, 3 turq, 2 ukrainas dhe 4 azerbajxhanas.

12 të mbijetuarit u transportuan urgjentisht në spitalin e Durrësit. Ata nuk kanë pasur dëmtime dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dyshohet se shkak për fundojen e anijes është bërë shpërthimi i gazit brenda anijes çisternë në momentin kur pjesëtarë të ekuipazhit ishin duke pastruar depozitën nr 3, të cilat shërbejnë për të mbajtur karburantin.

Deklarata e policisë 15 janar
Në orën 13.40 të ditës së sotme morëm njoftim se një vatër tymi ishte shfaqur në afërsi të anijes Edirne, të ankoruar rreth 6 milje larg bregut të detit në Porto-Romano.Në drejtim të saj u nisën në mënyrë të menjëhershme mjete lundruese të Policisë Kufitare Durrës, shërbime nga toka të Policisë Qarkut dhe asaj Kufitare.
Në një kohë rekord shërbimet e Policisë të nisura drejt vendit të ngjarjes kanë mundur tu japin ndihmë duke bërë të mundur shpëtimin e tyre 12 personave, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Durrës ku edhe ndodhen nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimet paraprake të deritanishme të kryera nga ana jonë, duke bashkëpunuar edhe me gjithë institucionet e tjera që operojnë në Port si Drejtoria Detare, Autoriteti Portual, Dega e Doganës Durrës, etj. rezultoi se anija në fjalë, me flamur të Sierra Leones, me ekuipazh të përbërë nga 15 shtetas nga të cilët 6 me shtetësi gjeorgjiane, 3 turke, 2 ukrainase dhe 4 azerbajxhanase, ishte ankoruar në Radë më datë 12 janar 2012, pasi kishte shkarkuar 3000 tonë benzinë në Portin e karburanteve Romano-Port.
Nën drejtimin e shtabit të Emergjencave të Prefekturës Durrës po vijon operacioni i kërkim-shpëtimit, ku në ndihmë të mjeteve lundruese të dërguara nga gjithë autoritetet e sipërpërmendura, janë dërguar edhe 2 helikopterë me pëlumbarë të Repartit Renea. Në gatishmëri të kësaj situate kanë qenë dhe vijojnë të mbeten edhe 4 autoambulanca të Spitalit të Durrësit.
Deri tani është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të 2 shtetave, ndërkohë që kërkimet për personin ende të pagjetur do të vijonë deri në orët e vona.Nga deklarimet paraprake të pjesëtarëve të ekuipazhit të anijes rezulton se para incidentit që pasoi edhe mbytjen e anijes, 2 pastrues të saj po pastronin depozitën Nr.3 të anijes. Për të verifikuar gjendjen ka zbritur edhe kapiteni i anijes, ndërkohë që është dëgjuar shpërthimi i cili është pasuar me mbytjen e anijes.
Situata në fjalë po vazhdon të menaxhohet nga Prefekti i Qarkut Durrës në cilësinë e Kryetarit të Shtabit të Emergjencave, Drejtori Policisë Qarkut, Drejtori Policisë Kufitare dhe Migracionit, Drejtori i Drejtorisë Detare Durrës, Drejtues të shëndetësisë në Qark, etj. Për informacione të mëtejshme do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër