Pasditen e sotme në lagjen nr. 11 në Durrës është shënuar një aksident. Një person ka përplasur me makinë një këmbësore rreth 70-vjeç dhe është larguar menjëherë.
E moshuara ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka bërë të mundur bllokimin e mjetit të dyshuar. Ndërkaq është identifikuar edhe shoferi dhe vijon puna për kapjen e tij.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.06.2021, në orën 19:45, në lagjen nr.11 Durrës, një mjet ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja, një shtetase këmbësore rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e mjetit të dyshuar si dhe identifikimin e autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.