Durrës, një trup i pajetë
gjendet mbi masivin e gurëve

Durrës, një trup i pajetë<br />gjendet mbi masivin e gurëve
DURRËS – Mëngjesin e së enjtes kalimtarët në zonën e Currilave kanë sinjalizuar policinë për një trup të pajetë pak metra larg bregut të detit. Uniformat blu kanë konfirmuar se kanë gjetur kufomën një mashkulli rreth 70 vjeç. Trupi ndodhej mbi një grumbull gurësh, çka ka hedhur dyshimet se personi mund te jete rrezuar aksidentalisht nga një lartësi prej dy metrash. Burimet policore thanë se në pjesën e përparme të kokës viktima kishte një plage qe sipas eksperteve i përket orëve te para te mëngjesit. Kufoma është dërguar ne morg.

Ora 18.30 IDENTIFIKOHET VIKTIMA
Zbulohet identiteti i trupit të pajetë të gjetur në bregdetin e Durrësit. Viktima është 70 vjecari Dine Bulsaku dhe u gjet te Currilat në Durrës. Nga familjarët mësohet se Bulsaku vuante nga skleroza dhe largohej shpesh nga shtëpia. Policia dyshon se vdekja ka qenë aksidentale.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane