Durrës: Operatorët portualë, 34 ton ushqime për blegtorinë drejt zonave të përmbytura

DURRËS - Dy kamionë me 34 ton ushqime për begtorinë dhe një sasi e vogël ndihmash ushqimore janë nisur sot paradite nga porti i Durrësit drejt zonave të përmbytura në jug të vendit.
Punonjësit e subjekteve që operojnë në territorin portual nën koordinimin e Komisionit të ngritur pranë drejtorisë së APD kanë grumbulluar një sasi të konsiderueshme të ardhurash monetare me të cilat janë blerë ndihmat prej 34 ton ushqime për blegtorinë në zonat që u përmbytën para tre javësh në jug të vendit.
Durrës: Operatorët portualë, 34 ton ushqime për blegtorinë drejt zonave të përmbytura
Para nisjes së dy kamjonëve drejt Fierit, duke folur në emër të operatorëve portualë, drejtori i përgjithshëm i DCT, Mesut Yanar, tha se kompania që ai drejton e ka parë gjithnjë veten të përfshirë në nismat me karakter social që janë ndërmarrë në Durrës. "Nuk mund të qëndronim indiferentë në këto çaste të vështira për banorët e zonave të dëmtuara nga përmbytjet", tha ai.
Drejtori i drejtorisë së mjedisit pranë APD, Shaziman Hoxha, tha se dy javë më parë APD akordoi një fond prej 15 milion lek në mbështetje të zonave të përmbytura.
Nismës së ndërmarrë, punonjësit e APD iu përgjigjën duke mbledhur ndihma monetare, me të cilat u dërguan drejt jugut 300 pako me më shumë se 3 ton ushqime.
Komisioni i ngritur pranë portit ka kordinuar të gjitha veprimet me Shtabin Kombëtar të Emergjencës për zonat e përmbytura. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë