Ndeshja e volejbollit mes Teutës dhe Skënderbeut nisi me një mesazh të veçantë në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Në Durrës Pallati i Sportit “Ramazan Njala” u vesh me rozë, duke përcjellë një mesazh solidariteti, sensibilizimi dhe mbështetjeje për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje.
Një mesazh sensibilizues u përcoll edhe nga dy trajnerët e ekipeve respketive, ku përmes sportit, aktivitetit synon të rikujtojë rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe diagnostikimin e hershëm.
Pas mesazhit sensibilizues, ndeshja vijoi me rivalitetin në fushë, ndërsa ngjyra rozë i dha këtij takimi mesazh domethënës përtej rezultatit sportiv.










Komente
Komento