Durrës/ Për një nxënës, hiqet oficeri i sigurisë në shkollën artistike, prindërit në protestë! Rikthehet në detyrë pas denoncimit në Report TV

Durres- Prindër e nxënës të Shkollës Artistike “Jan Kukuzeli " në Durrës protestuan pasi oficeri i sigurisë u pushua nga puna. Shkak ishte numri i pamjaftueshëm i nxënësve në arsimin e mesëm. Oficeri ishte larguar vetëm për një nxënës. Në këtë shkollë mësojnë fëmijë nga fillorja, 9-vjeçarja deri te cikli i mesëm. Në total janë 324 nxënës, prej tyre 79 në të Mesmen. Duhet të ishin 80 nxënës që sipas ligjit të funksiononte oficeri i sigurisë.

"Dje patëm një mbledhje me drejtoreshën e prindërit e na u njoftua për shtim të sigurisë në shkolla, por ne na u njoftua që dje kishte ardhur një email për largimin e oficeres së sigurisë. Shkak për mungesë të një nxënësi" tregon një prind

Në protestën para shkollës prindërit shprehën shqetësimin për mungesën e sigurisë në shkollë, sidomos pas vrasjes së nxënësit të shkollës 'Fan Noli', Martin Cani. Përmes një peticioni por dhe me zë ata kërkuan nga Drejtoria Arsimore dhe Ministria e Arsimit rikthimin e oficerit të sigurisë, duke theksuar se fëmijët e tyre nga mosha 6 deri ne 17 vjec, mësojnë në ambiente të përbashketa.

Siguria është gjëja kryesore që duhet të ketë në ditët e sotme. Unë kam frikë të sjell fëmijët pa një oficer sigurie, i cili ka qenë në ndihmë të fëmijëve tanë për ti shoqëruar. Do bëjmë peticion. Një fëmijë 6 vjecar, e  7 vjeçar me banjo të përbashkëta. Unë nuk dua të pres në momentin që të ndodhë një tragjedi. Dua ta parandaloj' thekson prindi i një nxënësi

Edhe Drejtoresha e Shkollës Artistike “Jan Kukuzeli" iu bashkua shqetësimit te prindërve të cilët thanë se nëse nuk do të rikthehej oficeri i sigurisë në shkollën artistike atëherë do të vijojnë protesta. 

“Njoftimi është bërë direkt nga AKAP, autoriteti që vendos oficerët e sigurisë. Oficerja e sigurisë është e lutur të paraqitet atje ku është vendosur. Ne e kemi shumë të nevojshme mbulimin nga oficeri i sigurisë” tha Eda Deveja, për Report Tv.

Përmes një peticioni ata kërkuan nga Drejtoria Arsimore dhe Ministria e Arsimit rikthimin e oficerit të sigurisë, duke theksuar se fëmijët e tyre nga mosha 6 deri ne 17 vjec, mësojnë në ambiente të përbashketa.

Pak orë pasi Report Tv bëri publik denoncimin oficerja është rikthyer në detyrë, në shkollën artistike Jan Kukuzeli. Mësohet se ajo është telefonuar teksa po shkonte të merrte transferimin në një shkollë tjetër.

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/12/2024 02:02

    Pra /sipas ligjit/ nga 324 nxenes qe ndajne te njejten strehe e studiojne nen te njejten cati 245 i ka pjelle lopa e nuk meritojne mbrojtje,kurse 79 te tjere i ka bere nena,por e humben mbrojtjen per njecke!!!

    Përgjigju
  • Bravo: 06/12/2024 10:19

    Po çne qe ka rënie te nxënësve ne këtë vend përrallor?

    Përgjigju
    • Dakord: 06/12/2024 13:52

      O njeri i paditur, kjo është një shkollë profesionale muzike ku fëmijët hyjnë me konkurs që në moshën 6 vjeçare. Ka 324 nxënës por vetëm 79 janë në shkollë të mesme. Është çështje talenti dhe jo çështje regjistrimi.

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen shoferi kinez dhe pasagjerja 61-vjeçare

Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen shoferi kinez dhe pasagjerja 61-vjeçare