DURRËS- Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në unazën e Shkozetit. Një mjet, i cili drejtohej nga një oficer i policisë gjyqësore të Fierit, u përplas me trafikndarësen.

Sipas burimeve në vendngjarje mësohet se në makinë ndodhej edhe gruaja shtatzanë e oficerit. Por fatmirësisht nuk pati lëndime në njerëz. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.