Policia në Durrës, ka arrestuar një 36- vjeçar, pasi dje ka përplasur me mjetin e tij një 90- vjeçar, i cili lëvizte me bicikletë.

Në pranga është vënë personi me inicialet S.I, ndërsa 90- vjeçari me inicialet P.Sh ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

'Drejtoria Vendore e Policisë Durrës/ Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. I., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi mesditën e djeshme, në bulevardin “Josif Buda”, Kavajë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi P. Sh., 90 vjeç, i cili më pas, ka humbur jetën, në spital', njoftoi policia.