Një peshkarexhë druri është përfshirë nga flakët në Durrës. Ngjarja ka ndodhur përballë Porto Romanos rreth orës 14:00, 6 milje larg bregut të detit.
Në bordin e peshkarexhës ndodheshin tre persona ekuipazh, të cilët për të shpëtuar janë edhur në det.
Më pas ekuipazhi u transportua me një mjet gomone të Guardia di Financës dhe mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Mësohet se peshkarexha ishte në pronësi të shtetasi A.S nga Durrësi, ndërsa paraprakisht mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një problem në baterinë e motorit.
Peshkarexha që mori flakë
Ndihma e Gurdia di Finanza per shuarjen dhe evakuim e stafit anijes se djegur
Komento