Një lojë ndërmjet dy kushërinjve në qytetin e Durrësit ka shkaktuar plagosjen e njërit prej tyre me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30 në një studio montazhi në Durrës, në një lokal në lagjen nr 17 të qytetit.

Sipas policisë 17 vjecari E.Furriku është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Ushtarak për shkak të plumbit të marrë në pjesën e kokës.
Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, 18 vjecarin Blerim Furriku, i cili menjëherë pas arrestimit ka deklaruar se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se pistoleta është shkrepur ndërsa dy të rinjtë ishin duke luajtur.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë ndalimin e autorit të dyshuar, 18 vjecarit Blerim Furriku. ah/shqiptarja.com/