DURRES- Një 50-vjeçar nga Durrësi, i cili plagosi me armë kushëritje e tij, është vetëdorëzuar sot në policinë e Durrësit. Të shtunën, në datën 3 gusht, Petraq Zefi, pas një zënke me të afërmit e tij në Rrashbull të Durrësit, plagosi me armë zjarri, kushërinjtë e tij, Gjon dhe Renato Zefi, 54 dhe 20 vjeç. Ndërkohë që gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti edhe vetë i plagosur.
 
Shkak i sherrit mes të afërme është bërë një grindje mes fëmijëve të vegjël të tyre.
 
Dy të plagosurit babë e bir, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)