Arrestohet një 40 vjeçar në Durrës i cili ka plagosur me thikë 2 sirianë, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur kjo ngjarje ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në lagjen nr.4.
Njoftim i policisë:
Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta 2 shtetas, prangoset menjëherë nga Policia autori i dyshuar. Më datë 27.06.2021, rreth orës 15:20, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasi O. Q., 40 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të huaj (dyshohet shtetas sirian), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin O. Q., 40 vjeç, banues në Berat, i cili po shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtjeshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.