Durrës-Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 16 vjeçarin me iniciale S.S., pasi ka plagosur me thikë 21 vjeçarin me iniciale A.K., banues të dy në Durrës. Mësohet se dy të rinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta gjatë kohës që ndodheshin në lagjen Nr.16, në Durrës rreth orës 10:30.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e përdorur gjatë krimit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale

"Plagosja e rëndë me dashje" dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta” parashikuar në nenet 88/1 dhe 279 të Kodit Penal.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com