Durrës/ Po fuste në Shqipëri 177 ora, unaza dhe varëse dhe një sasi kokaine, në pranga shoferi i furgonit

Durrës/ Po fuste në Shqipëri 177 ora, unaza dhe varëse dhe një sasi kokaine, në pranga shoferi i furgonit

DURRËS- Artur Mici është arrestuar nga policia kufitare në Portin e Durrësit pasi ka tentuar që të fusë sende me vlerë kontrabandë në Shqipëri si dhe një sasi droge.

41-vjeçari, shofer furgoni po udhëtonte nga Italia për në Durrës, dhe brenda mjetit që ai drejtonte iu gjetën të fshehura një sasi bizhuterish floriri (177 unaza, varëse, ora), 1900 euro dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë.

Operacioni i policisë i koduar ‘Bizhutë’ u zhvilluar nga Policia Kufitare e Portit Durrës dhe Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim dhe me autoritetet doganore të Portit.

Pas veprimeve hetimore u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Artur Micit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?