Durrës, polici i vendos gjobë
shoferi i mjetit shtyp patrullën

Durrës, polici i vendos gjobë<br />shoferi i mjetit shtyp patrullën
DURRËS -Një i ri ka tentuar të përplasë patrullën e policisë rrugore dhe forcash speciale që ishte ngritur te Ura e Dajlanit në Durrës, pasi i kishin vendosur gjobë.

 Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, kur Ledion Kadilli tentoi të përplasë me makinën e tij tip Benz S Class", patrullën e policisë.

Burime nga policia e Durrësit bëtë të ditur, se patrulla e ka ndaluar autoveturën e të riut nga Durrësi dhe për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit, i kanë vendosur një gjobë.

Mes disa debateve, Kadilli është larguar nga postblloku i ngritur pranë Urës së Dajlanit për t'u kthyer pak metra më tutje dhe me shpejtësi të madhe, i është drejtuar postbllokut, me qëllim që t'i përplaste. Në këtë moment, efektivët e forcave speciale dhe rrugorët, kanë parë makinën që e kishin gjobitur pak çaste më parë, teksa u drejtohej me shpejtësi. Ata janë larguar, ndërsa njëri prej policëve është plagosur.

Po sipas policisë, efektivi i Qarkullimit, Arben Luci, ka pësuar fraktura në trup dhe kokë, ndërsa kolegët e kanë nisur menjëherë drejt urgjencës së spitalit të Durrësit. Megjithëse ka shumë plagë, ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dhjetra forca policie janë vënë në ndjekje të Ledion Kadillit, por kanë mundur të ndalojnë vetëm vëllanë e tij.

 Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Vendbanimi i lashtë i Linit zbulon se si u përhap bujqësia në Evropë

Vendbanimi i lashtë i Linit zbulon se si u përhap bujqësia në Evropë