Një 33 vjeçar nga qyteti i Durrësit ka rënë sot në prangat e policisë për armë mbajtje pa leje. I arrestuari është Dashamir Saka me precedent penal të mëparshëm.
Gjatë një kontrolli rutinë të policisë në lagjen Nr.15, 33 vjeçari sapo ka pikasur efektivët, është munduar të largohet duke hedhur në rrugë çantën e krahut (marsupin).
Policia është vënë në ndjekje duke bërë të mundur kapjen e tij dhe sekuestrimin e çantës, në brendësi të së cilës gjetën sekuestruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri pistoletë tip TT, model 54, kalibri 7.62 mm, 9 fishekë ku 6 ishin në krehër, 1 në folenë e fishekët pasi arma ishte e mbushur dhe 2 fishekë në çantë.
Saka është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe mbajtja pa leje a armëve luftarake" parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com