Durrës, porti i ri nuk ka vend për ankorimin e peshkarexhave

Sipas një urdhëri nga autoriteti portual Durrës, të gjitha anijet e peshkimit nuk duhet të ankrohen më tek porti i vjetër siç kanë bërë deri më tani. Rikonstruksioni i këtij porti do i zhvendosë peshkarexhat në portin e ri.

Por sipas peshkatarëve porti i ri nuk ka kapacitet për strehimin e të gjitha anijeve të peshkimit, ku numërohen rreth 140 të tilla. Ndërkohë rreth 30 anije vijojnë ende të qëndrojnë në portin e vjetër, në një kohë që Autoriteti Portual Durrës ka dhënë ultimatum që të gjitha anijet të transferohen në portin e ri.

Klodian Kapiti, pronar i një anije peshkimi, ende vazhdon të qëndrojë në portin e vjetër. Ai thotë se porti i vjetër duhet lënë i lirë pasi këtu do kryhen investime, por edhe problemi jonë duhet të zgjidhet.

Disa prej peshkatarëve janë shprehur se nuk do të levizin nga porti i vjetër deri sa të ket një zgjidhje për ankorimin e tyre në portin e ri, pasi kapaciteti aktual është i pamjaftueshëm për të gjithë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan