Policia e Durrësit njoftoi pas 24 orësh një antentat të ndodhur në qytetin bregdetar, por që nuk la asnjë të lënduar.  Sipas bluve të Durrësit, rreth orës 12:00 të 12 shtatori në lagjen numër 13 në rrugën 'Pavarësia' u qëllua një herë me armë zjarri në drejtim të një automjeti në pronësi të një 52-vjeçari me banim në Maqedoninë e Veriut. Nga hetimet, policia thotë se u identifikua automjeti me të cilin ka lëvizur personi që qëlloi ndaj makinës së parkuar, pa pasur asnjë person brenda saj. Emri i maqedonasit Bujar Alushi është krejtësisht i panjohur për autoritetet dhe pa precedentë penalë. 

Teksa policia thotë se nuk mund të japë detaje të tjera për arsye hetimi, burime jo zyrtare thanë për Report Tv se në të njëjtin moment dhe në të njëjtin vend ku ishte parkuar makina, kanë lëvizur me automjet Mercedez Benz një person me precedentë të theksuar kriminalë me inicialet A.N, që sipas të njëjtave burimeve ishte nën shoqërinë e nipi i një ish-ministri të LSI-së. 

Nga ky fakt, lihen dyshime se shënjestër e atentatit mund të kenë qenë ndonjë nga personat që kaluan në zonë, por policia është treguar mjaft e rezervuar për ngjarjen të cilën e bëri publike vetëm pasi mediat nisën të shkruajnë.

Njoftimi i policisë

Më datë 12.09.2022, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Pavarësia”, është qëlluar një herë, me armë zjarri, në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale është bërë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin ka lëvizur personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit të parkuar. 

Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera. Theksojmë se në momentin e të shtënës me armë, në automjet nuk ka qenë asnjë person. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë  pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:20
Policia sqaron të shtënat me armë në Durrës: Qëlloi drejt një automjeti të parkuar! Po punojmë për kapjen e autorit

1662973810_policiadurresgjykata1024x576.jpg

24 orë pas të shtënave me armë në Durrës ka reaguar policia duke sqaruar se ditën e djeshme, rreth orës 12:00 në rrugën “Pavarësia”, është qëlluar një herë, me armë zjarri, në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Është bërë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin ka lëvizur personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit të parkuar. Si rezultat i hetimeve, forcat blu nuk bëjnë me dije të dhëna të tjera ndërsa vijon puna intensive për kapjen e autorit. 

"Theksojmë se në momentin e të shtënës me armë, në automjet nuk ka qenë asnjë person", njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë  pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.