Radhë të gjata qytetarësh në sportelet e Durrësit në pritje për të marrrë abonenë për autobusin. Sipas qytetarëve kjo është një situatë që përsëritet çdo fillim muaji për aq sa zgjat edhe shitja e aboneve.
Ndërsa fluksit të madh të qytetarëve të cilët janë të detyruar të qëndrojnë për disa orë në radhë për të marrë abone u përgjigjen vetëm dy sportele.
"E njëjta situatë përsëritet çdo muaj. Janë vetëm 2 sportele e ne na duhet të qëndrojmë në radhë për disa orë", shprehen qytetarët.
Meqenëse nuk janë vendosur kritere se cilat kategori të banorëve të Durrësit mund te pajisen me abone për te siguruar mundësinë e udhëtimit me anë të transportit urban radhët e gjata në sportele përsëriten çdo muaj.
Shërbimi i transportit publik ka kohë që i është dhëne subjekteve private dhe këta të fundit deklarojnë se hedhin në treg sasinë e aboneve sipas kontratës që kanë bërë me bashkinë në momentin kur kanë marrë sipërmarrjen e transportit urban.
Edhe gjatë tre ditëve të fundit të cilat korrespondojnë me datat e shpërndarjes së aboneve të muajit dhjetor, radhët e gjata janë shfaqur përsëri.
Banorët që detyrohen të presin gjatë në radhë janë kryesisht banorë të zonave periferike të Durrësit.
E vetmja zgjidhje që do te evitonte radhët e gjata do te ishte vendosja e kritereve për ata që mund dhe duhet të pajisen me abone.
Subjektet deklarojnë se nuk mund të hedhin pafundësisht abone në treg sepse kjo do të ishte jashtë logjikës ekonomike.
Ata thonë se e kanë mbajtur se në Durrës vlera e biletës vijon të jetë 30 lekë dhe në kushtet e rritjes së çmimit të karburantit nëse do të hidhnin abone pa limit atëherë falimentimi do të vinte brenda muajit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com