DURRES - Qëllon me armë, ndalohet Ermal Laçi. Ky i fundit është vëllai i Paro Laçit, ish-Presidenti i futboll klub “Partizanit” dhe një person i kërkuar nga drejtësia dhe i arratisur nga Shqipëria.
Ermal Laçi është ndaluar pasi është i dyshuar si një nga personat që ka qëlluar me armë në një lokal në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, pranë zonës që njihet si “Vila e Zogut”.
Laçi është rikthyer pas gati një muaji në ambientet e lokalit duke qëlluar me armë zjarri.
Forcat e policisë kanë shoqëruar Ermal Laçin si autor të kësaj ngjarje. Sipas burimeve të policisë Laçi para një muaji ka sharë dhe ofenduar me fjalë banale personelin e lokalit dhe këta të fundit e kanë nxjerrë jashtë.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur në “Bar Select”. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, disa persona mes tyre dhe Ermal Laçi, kanë hyrë në ambientet e lokalit duke qëlluar me armë ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Redaksia Online
(dd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shkrimet për Paro Laçin