Durrës/ Riparimet e OSHEE shkaktojnë luhatje të energjisë, banorëve u digjen elektro-shtëpiaket: Duam dëmshpërblim

Luhatjet e energjisë elektrike janë kthyer në makth për disa familje të fshatit Bizë të njësisë administrative Ishëm në Durrës. Tensioni i lartë u ka djegur të gjitha pajisjet elektro-shtëpiake. 

Më të dëmtuara janë familjet që jetojnë në kontejnerë, që nga tërmeti i vitit 2019.

“Kam nga kaq kohë, nga tërmeti i 26 nëntorit që jetoj në kontejner. Pos kësaj, na ndodhin dhe shumë avari të tjera nga elektrikut. Na janë djeg të gjitha pajisjet”, tha një banor i prekur.

“Kabina është djeg, dhe kolpi 10 mijsh më ka ardhur direkt në shtëpi. Kam qene duke fjet me gruan. Na ka përplas korrenti. Me zor kemi dalë jashtë. Ka marrë flakë kontejneri. Na ka ruajt zoti. Moment ka qenë. Kur plasi flaka, mëzor dolëm”, tha një tjetër.

Banorët fajësojnë Operatorin e shpërndarjes të energjisë elektrike, e cila po kryen ndërhyrje për riparimin e kabinës elektrike.

“Me ndryshimin e transformatorit  na ndodhin këto djegie. Pa asnjë lloj sigurimi, prize, thike”, tha një banor.

“Kam kabinën shumë afër. E kanë nxjerr transformatorit jashtë. E kanë lënë pa mbrojtëse, pa thikë:, tregoi një tjetër.

Banorët e Bizës kërkon dëmshpërblim për pajisjet e dëmtuara, ndërsa apelojnë të merren masa, teksa janë të rrezikuar sërish nga luhatjet e energjisë elektrike.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja