Durrës/ Rrëmbeu nipin 3-vjeçar, lihet e lirë gjyshja Bahrije Gjuni: E bëra nga dashuria, pas vdekjes së djalit doja ta rrisja vetë nipin

Durrës/ Rrëmbeu nipin 3-vjeçar, lihet e lirë gjyshja Bahrije Gjuni: E bëra nga dashuria, pas vdekjes së djalit doja ta rrisja vetë nipin

Bahrije Gjuni, Ile Gjuni dhe fëmija 3-vjeçar

Bahrije Gjuni është lënë në masën ‘Detyrim paraqitje’ nga Gjykata e Durrësit. Seanca për gjyshen që ‘rrëmbeu’ nipin 3-vjeçar u mbajt me dyer të mbyllura.

Në seancë gjysha e djalit 3-vjeçar ka folur shkurtimisht duke u shprehur se gjithçka e ka bërë nga dashuria për djalin e vogël dhe nga dëshira për ta rritur vetë fëmijën pas vdekjes së të atit të tij dhe birit të saj.

Drama e rëndë familjare u rrëfye nga e ëma e fëmijës, Ile Gjuni, mbrëmjen e 13 prillit kur bëri kallëzimin në policinë e Durrësit.

Si zakonisht për fundjavë, ajo e kishte dërguar djalin e saj tek gjyshi dhe gjyshja e tij. Por kësaj here ata refuzuan t’ia dorëzojnë djalin.

Gjyshi u shpreh se nuk dinte ku ishte fëmija, ndërsa gjyshja ishte larguar me fëmijën nga shtëpia në Durrës, për në vendlindjen e saj në Krumë.

Por pas presionit policor ajo u detyrua të kthehet dhe të dorëzojë fëmijën pas gati një jave në Prokurorinë e Durrësit.

Vendimi i Gjykatës: 

-    Çështja penale me Nr. 241/4 Akti, me objekt “Vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masëes së sigurimit ndaj shtetasve B.Gjuni e dyshuar per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 te Kodit Penal”: 
 
Kjo çështje u shortua elektronikisht pranë Gjyqtares Besjana Garxenaj.
Seanca gjyqësore u zhvillua në datë 22.04.2024, ora 14:00.


Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, për çështjen e sipërcituar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka disponuar me Vendimin Nr. 241/2, datë 19.042024, ku ka vendosur: 
 
VENDOSI:

1. Konstatimin e paligjshmërisë së ndalimit të personit nën hetim B. Gjuni, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 i Kodit Penal. 

2. Caktimin e masës së sigurimit personal "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim B. Gjuni.
3. Detyrimin e personit nën hetim B. Gjuni, që të paraqitet në Policinë Gjyqësore Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të Mërkurën e parë dhe të tretë, të çdo muaji, ora 10:00.

4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim B. Gjuni, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

5. Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për ekzekutimin e këtij vendimi.

6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall sot në Durrës, më datë 22.04.2024.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja