Rrëshqitje dherash ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit sot në zonën e Currilave pranë një pallati banimi. Si pasojë e rrëshqitjeve, është dëmtuar muri lindor i ndërtesës në katin e parë, ku ushtronte aktivitetin një restorant.
Banorët e pallatit janë përballur me momente paniku, ndërsa janë evakuuar nga banesa si dhe pushuesit në hotelin që ndodhej mbi restorant.
Eqerem Ballgjini, pronari i restorantit, tha se prej vitesh kanë dërguar ankesa në autoritetet përkatëse për kodrën nga ku kanë rrëshqitur dherat. Ai tregon se nga ngjarja, dëmet materiale llogariten të mëdha.
“U njoftuam me telefon, isha në gjumë. Çohemi alarmohemi, vij shoh këtë. U çuan njerëzit, policia filloi të nxirrte njerëzit jashtë. Kishte ardhur kodra. Është dëgjuar vetëm zhurma, një zhurmë e tmerrshme. Kjo i ka alarmuar njerëzit që kanë dalë. Për ne si lokal, jemi me qira, etëm dëme materiale, frigoriferë, kemi pasur një dhomë frigoriferike që ka pasur mbi 5000-6000 euro mall brenda. Ata kanë marrë fund. Frigoriferët e tjerë i patë sesi i ka spostuar kodra. Këtu mbrapa meje ka qenë nga godina e madhe, ka qenë 3-4 metra, shkoi 10 metra poshtë, gërmo gërmo derisa... sot e 5 vite i kemi njoftuar të gjithë. Nuk ka carë kokë njeri. Ka qenë ministri i Ambientit Lefter Koka në atë kohë, që atëherë. Lokali është i siguruar. Policia dhe zjarrfikësja ka qenë gjithë natën këtu”, tha pronari i restorantit të dëmtuar.
Lajmi në përditësim...
Komente








