Durrës/ Rreth 2 mijë familje ende të strehuar në hotele, 60 bëjnë kërkesë që të nisin vetë restaurimin e banesave (VIDEO)

DURRËS- Rreth 2 mijë familje  në qytetin e Durrësit gjenden ende në hotelet ku u akomoduan fillimisht, pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit që mori disa jetë njerëzish dhe shkatërroi banesat e mijërave qytetarëve. Ndërkohë 400 familje të tjera janë larguar pasi banesat e tyre nuk kishin dëmtime serioze. Gazetari i Reprot Tv, Artur Korriku bën me dije se janë 60 familje që kanë bërë kërkesë për të nisur vetë riparimet në banesat e tyre që u shembën nga tërmeti .

Ndërkohë një problematikë e madhe vijon të mbetet gjetja e shtëpive me qira për familjet që janë të strehuara në hotele. Studentët  që gjendjen në Durrës i kanë zënë pothuajse të gjitha banesat me qira dhe kjo e bën të pamundur gjetjen e apartamenteve të tjera për banorët e prekur nga tërmeti.

Për sa i përket bonusit të qiras çdo ditë familjet dorëzojnë dokumentet për të përfituar por megjithatë pagesa që jepet është e pamjaftueshme për të përballuar qiranë  me vlerë tregu.  Ende nuk ka vendim që këto familje të strehuara në hotele të lirojnë ambientet por duke afruar vera kjo do të jetë e pashmangshme për shkak të sezonit turistik, ku Durrësi do të presë mijëra turistë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës