DURRËS – Një anije çisternë është përfshirë nga flakët në portin e Durrësit mesditen e të dielës dhe u fundos vetëm 30 minuta pas shpërthimit të zjarrit. Burime pranë kapitenerisë së portit, konfirmuan për Shqiptarja.com se anija "Edirne" ka shkarkuar 3500 ton naftë rreth tre ditë më parë dhe ndodhet 6 milje larg bregut.
Forca të shumta të policisë portale në bashkëpunim me Guardia di Finanza u drejtuan në vendin e ngjarjes për të dhënë ndihmën e parë. U arrit të vendoset një linjë komunikimi me ekuipazhin e anijes, në të cilën gjendeshin 15 persona. 12 prej tyre janë arritur të evakuohen . Drejtori i Drejtorisë Detare Gazmend Tahiri deklaron se dy persona nga ekuipazhi mësohet se janë djegur dhe një i tretë rezulton i zhdukur.
12 të mbijetuarit u transportuan urgjentisht në spitalin e Durrësit. Drejtori i spitalit të Durrësit, Taulant Baku, shprehet se “të mbijetuarit nuk kanë pasur dëmtime dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”.
I vetmi i humbur është kapiteni i anijes, i cili duket se ka refuzuar të braktisë anijen për t'u larguar në varkat e shpëtimit bashkë me të mbijetuarit e tjerë.
Anija cisternë mban flamurin e Sierra Leones. Në konferencën për shtyp të policisë së Durrësit u deklarua se zjarri është shkaktuar në depozitën numër 3 të anijes, në kohën që ishte duke u punuar me saldatrice. Pikërisht në kohën që ka ndodhur shpërthimin kapiteni anijes kishte zbritur për të kontrolluar punën në depozitën numër 3 të anijes. Pjesëtar të ekuipazhit ishin 6 gjeorgjian, 3 turq, 2 ukrainas dhe 4 azerbajxhanas.
“Vendodhja e anijes, 6 milje nga bregu, e bëri akoma më të vështirë operacionin e shpëtimit” u shpreh Gazmend Tahiri, drejtor i policisë detare. Policia ka deklaruar se ka ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit, për të rifilluar nesër.
(a.q/am/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4235
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15