Durrës, sekuestro 1 mln euro,të
ardhura nga trafiku i drogës

DURRES - Gjykata e Durrësit, me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit ka vendosur sekuestro preventive për pasuri të cilat arrijnë shifrën totale rreth 1 milion euro në pronësi të shtetasit Kreshnik Bodlla (Farruku). Sipas Prokurorisë këto pasuri dyshohet se janë krijuar nga aktivitetet e paligjshme të shtetasit Kreshnik Bodlla (Farruku) dhe përdoren nga dy familjarët e tij, Reshit Farruku (babai) dhe Roland Farruku (vëllai), banues në Shijak të Durrësit.

Në bazë të të dhënave hetimore, ekzistojnë prova dhe fakte se shtetasi Kreshnik Farruku (i cili aktualisht e ka ndryshuar dhe mban mbiemrin Bodlla) është përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e lëndëve narkotike. Për këto veprimtari të paligjshme Kreshnik Bodlla (Farruku) është dënuar në Itali në vitin 2007, me 5 vite burgim.

Pas një hetimi të kryer është konstatuar se Reshit dhe Roland Farruku kanë blerë një pronë me vlerë 920.000 euro në zonën e Gjirit të Lalzit, si edhe kanë një llogari bankare në shumën 6.271.000 lekë, të cilat dyshohet se janë të prejardhura nga aktiviteti i paligjshëm i familjarit të tyre Kreshnik Bodlla (Farruku) prandaj janë vënë nën sekuestro preventive.

Nisur nga fakti se të ardhurat e ligjshme të këtyre shtetasve nuk mbulojnë shpenzimet e kryera, mbështetur në provat e hetimit të kryer në funksion të kësaj çështje, rezulton se nga ana e shtetasve Reshit Farruku dhe Roland Farruku janë kryer veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” të parashikuar nga neni 287/1/b/d dhe “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Në datën 27.12.2012, Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës ka zbatuar urdhrimin e Gjykatës për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e Kreshnik Bodlla (Farruku), Reshit Farrukut dhe Roland Farrukut.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua