Durrës, sekuestrohen 111 kg drogë
në Port, po transportohej drejt Italisë

Durrës, sekuestrohen 111 kg drogë<br />në Port, po transportohej drejt Italisë
Policia kufitare e portit të Durrësit ka sekuestruar sot 111 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa, ndërkohë që ka vënë në pranga transportuesin e drogës.

Siç bën të ditur policia e qytetit bregdetar, droga është gjetur e sekuestruar gjatë orëve të vona të natës së kaluar, pas kontrollit në Skaner të automjetit tip “Renault”, me targë AA241ND, ku u dallua një send i dyshimtë, e kanë kaluar këtë automjet për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë. 

Nga kontrolli i imtësishëm i kryer në vijën e dytë në krye të karrocerisë në brendësi të saj u gjetën të fshehura 66 pako të mbështjella me natriban, gjithsej 111 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Menjëherë në pranga u vu transportuesi Artur Gjergji, 27-vjeç , banues në Durrës, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve"parashikuar në  nenin 283/a të Kodit Penal.

droge durres
droge durres
droge durres
droge durres
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar