DURRËS- Një tjetër rast i mosdeklarimit të parave që dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal është goditur në Portin e Durrësit. Kësaj radhe policia ka arritur të sekuestrojë 176 190 euro, 500 dollarë dhe 50 euro të falsifikuara. Eurot ishin fshehur në një autobus që vinte nga Bari, ndërsa janë arrestuar dy shoferët.
Pas dyshimeve që autoritete kanë pasur, mjeti i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm, ku përveç eurove u sekuestrua edhe një pako me fishekë çifteje dhe një sasi mallrash (qindra shishe verë, pije të tjera alkoolike dhe mallra të ndryshme).
Në kuadër të operacionit ‘Fluksi’ policia ka arrestuar Algert Atia, 34 vjeç, banues në Berat, dhe Adrian Bello 51 vjeç, banues në Elbasan.
“Gjatë kontrollit të imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në brendësi të autobusit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 176 190 euro, 500 dollarë, 50 euro të falsifikuara, një pako me fishekë çifteje dhe një sasi mallrash (qindra shishe verë, pije të tjera alkoolike dhe mallra të ndryshme)”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Trafikimi i armëve dhe municioneve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimi doganore ose të akcizës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të kryera në bashkëpunim.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1904
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident/ 2 makina përplasen në Fushë Krujë - Thumanë, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma
27 Janar, 07:37
-
Durrës/ Zjarr në katin e dytë të një pallati! Në banesë ndodheshin dy të moshuara, njëra doli me ndihmën e zjarrfikësve! Digjen orenditë shtëpiake (FOTO+VIDEO)
26 Janar, 17:02
-
Nafta kontrabandë nga Tunizia në Porto Romano, arrestohet në Morinë njëri prej organizatorëve
26 Janar, 11:16
-
Durrës/ Kryenin vjedhje në automjete, lokale e banesa, arrestohen 2 persona
25 Janar, 13:30
-
Nipi i ish-deputeti Rraja theu arrestin në shtëpi për kokainën që iu gjet në makinë, babai i tij kundërshton policët ta fusin në qeli
23 Janar, 10:42
-
Zyrtare/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri
22 Janar, 16:17
-
Durrës/ Tentoi të vriste me armë një person pas një sherri, vihet në pranga 30-vjeçari
22 Janar, 09:33
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri
21 Janar, 16:14
-
Trafiku i rënduar në Durrës, Bashkia kufizon hyrjen në qytet të furgonëve që shpërndajnë mallra
21 Janar, 13:14
-
Durrës/ Kanosën me armë zjarri një 44-vjeçar, arrestohen 3 persona! I sekuestrohen 3 makina, kallashnikov, pistoletë dhe një radio e lidhur me policinë e Durrësit (EMRAT)
21 Janar, 10:15
-
Eventi i madh i Manchester City, Shqipëria përfaqësohet në Abu Dhabi me 'Dyrrah Cityn'! Mundësi për talentet e rinj
20 Janar, 15:15
Lini mor te hyj leku emigrantit se nuk eshte leke i vjedhur por eshte leke gjaku Apo keni frik se mos ja kalojn me pasuri politikaneve e gjyqtareve
PërgjigjuCila kompani e disponon autobuzin??? Mos është ai Piti i Rrogozhines??
PërgjigjuEuro ne pikiate or tejjj
PërgjigjuSka mundesi te jene nga krimi por nga kursimet e ndonje emigranti qe po pret ti amnistoje or teeeejjjjj
Përgjigju