Durrës, sekuestrohen 2.5 kg
heroinë, transportohej drejt Italisë

Durrës, sekuestrohen 2.5 kg<br />heroinë, transportohej drejt Italisë
DURRES- Petrit Meta është kapur në portin e Durrësit nga policia kufitare teksa në makinën e tij është bllokuar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit heroinë. Sipas njoftimit të policisë së Durrësit ditën e djeshme rreth orës 22:40 gjatë imbarkimit të tragetit “Bari” të linjës Durrës–Bari, u bë kapja në flagrancë e shtetasit Petrit Meta, lindur ne Lushnjë dhe banues ne Lushnjë.

Ky shtetas udhëtonte për në Itali me një automjet “Citroen- C3” veture, me targa AA530KZ dhe gjatë kontrollit të ushtruar në të pikërisht brenda serbatorit u gjendën 5 pako të mbeshtjella me qese celofoni,në brendësi të tyre dallohet një lëndë e cila për nga ngjyra dhe karakteristikat ngjasonte me atë të bimës narkotike të llojit heroinë.

Për sa më sipër dyshohet se pesha mund të jetë rreth 2.5 kilogramë. 

Pas kostatimit të lëndës narkotike është bërë menjëherë shoqërimi në policinë e Durrësit të Petrit Metës, ndërkohë që ai është marrë gjatë gjithë natës së djeshme në pyetje. Sipas burimeve të prokurorisë së Krimeve të Rënda Meta ka pasur rolin e korrierit të grupit kriminal dhe jo të poseduesit të lëndës narkotike.


petrit meta
Petrit Meta, më pas është transportuar në drejtim të Tiranës, ku do të dalë për tu njohur me masën e sigurisë të “arrestit në burg” për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike mbetur në tentativë

 	droga































 	droga




































Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë