Serjan Mazrreku është emëruar drejtori i ri i burgut në Durrës. Mazrreku zëvendëson në këtë detyrë Edmond Llabanin, i cili ka qenë i komanduar si drejtor i Burgut të Durrësit që prej 15 janarit dhe ndërroi jetë në fillim të këtij muaji, pas një sëmundjeje të rëndë.

Mazrreku njihet gjithashtu për lëvizjen e tij politike që kreu në vitin 2021 duke lënë Partinë Socialiste dhe duke iu bashkuar Partisë Demokratike, një kapërcim momental i cili mesa duket nuk zgjati shumë duke e rikthyer këtë emër në fushtatën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit.

Gjithashtu mësohet se Ilir Ngresi ka dhënë dorëheqjen ende pa bërë 3-muaj në pozicionin si Drejtues të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT). Sipas burimeve ai është larguar për arsye personale pa dhënë detaje të tjera.