Durrës/ Sherr me thika mes adoleshentëve të 9- vjeçares, i plagosuri drejt Spitalit Ushtarak

Durrës/ Sherr me thika mes adoleshentëve të 9- vjeçares, i plagosuri drejt Spitalit Ushtarak

Foto ilustruese

Durrës- Një sherr me thika ka ndodhur mesditën e sotme ku për pasojë ka mbetur i plagosur një adoleshent. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 të qytetit të Durrës ndërkohë korrespondenti i Report Tv, Artur Korriku bën me dije se dy adoleshentët janë konfliktuar në rrugë me armë të ftohta. Nuk dihen ende shkaqet që çuan në konfliktimin e dy adoleshentëve por mësohet se të dy ishin nxënës të së njëjtës shkolle 9- vjeçare në Durrës. 

Paraprakisht, adoleshenti i plagosur, njw 14 vjeçar me inicialet K.Ç është transportuar drejt Spitalin Ushtarak në Tiranë për mjekim të specializuar pasi ka marrë dëmtime pranë shtyllës kurrizore ndërkohë adoleshenti tjetër i cili është dhe autori i plagosjes, 16- vjeçari S.K, është arrestuar nga Policia. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 25/02/2019 21:09

    Neandërtalë primitivë egërsira që në adoleshencë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria dërgon ushtarë në komandën e NATO-s për të ndihmuar Ukrainën

Shqipëria dërgon ushtarë në komandën e NATO-s për të ndihmuar Ukrainën