Një konflikt mes të rinjve në qytetin e Durrësit ka degjeneruar në përdorimin e thikave, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 mesditën e kësaj të mërkure, pas një sherri mes disa adoleshentëve. I plagosuri është Elvis Metaj 20 vjeç, ndërsa është transportuar në spitalin e Durrësit ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Grupi hetimor kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, shtetasit G.Gj. 18 vjeç, G.R. 17 vjeç dhe A.Ll. 46 vjeç, banues në Durrës, të cilët janë shpallur në kërkim.

Po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes.