Durrës/ Sherr mes disa personave dhe përfaqësues të Kishës Katolike për çështje pronësie në Kepin e Rodonit, qëllohet me armë zjarri! 8 të shoqëruar

Durrës/ Sherr mes disa personave dhe përfaqësues të Kishës Katolike për çështje pronësie në Kepin e Rodonit, qëllohet me armë zjarri! 8 të shoqëruar

Policia dhe gëzhoja në vendin e ngjarjes

DURRËS- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mesditë në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës. Report Tv ka mësuar se 8 persona janë përfshirë në sherr fizik, bëhet fjalë banorë të familjes Kaculi si edhe përfaqësues të Kishës Katolike. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka shoqëruar 8 personat e përfshirë në konflikt,  B. K., E. R., Y. R., O. R., N. S., M. F., M. L. dhe P. D. 

Në një reagim zyrtar, policia thotë se shkak për sherrin është bërë një çështje pronësie. Përfaqësuesit e Kishës Katolike kanë qenë duke rrethuar pronën për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Konflikti ka agarvuar në përdorimin e sendeve të forta, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë e të shtënave me armë. Policia nuk e saktëson se kush ka qëlluar me armë në reagimin e saj, por burime të Report Tv bënë me dije se në sherr janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Personat e tretë të përfshirë në sherr, të njohur si të fortë të zonës, janë persona të cilët janë duke kryer një investim në zonë për turizëm dhe duan të ndërtojnë një mol. Ndërkohë projekti zhvillimor kalon në tokën për të cilën u bë sherri mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të Kishës dhe kjo ka çuar në përplasje të ashpër ditën e sotme. Personat që duan të ndërtojnë molin janë përfshirë në sherr në mbrojtje të rojës duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh konflikt në këtë zonë mbi këtë çështje, ndërsa policia thotë se kallëzimet janë kryer në prokurori prej disa vitesh. Këta persona janë shoqëruar disa herë. Njësia administrative, prokuroria, bashkia Durrës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit dhe policia kanë qenë në dijeni të situatës konfliktuale, por deri me tani nuk ka pasur asnjë vendim në lidhje me dokumentacionin.

Me rreth të kuq zona ku do ndërtohet moli, prek edhe tokën për të cilën u bë sherri

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:27
Konflikti në Kepin e Rodonit për pronat, policia: Banorët e zonës sherr me përfaqësues të kishës katolike për tokën

1698589824_durres.jpg

Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me konfliktin në Kepin e Rodomit, ku është qëlluar edhe me armë zjarri. Policia thotë se disa banorë janë konfliktuar me përfaqësues të të kishës katolike, pasi këta të fundit po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë. 

“Në zonën e Kepit të Rodonit, disa  banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me  përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., M. F., M. L. dhe P. D. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë. 

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri. Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore,  janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit të sotëm. Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë  materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve”, njofton policia.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/10/2023 00:53

    /CENI/,sapo dhane leje ndertimi para disa ditesh per nje nga zonat e Kepit te Rodonit. Ajo zone duhet mbrojtur jo vetem si zone arkeologjike-historike,por dhe si monument natyror.Po kush t'a beje?! Na duhen /investitore strategjike/ me para /strategjike/ qe dihet nga e si vine,gjysma e te cilave do te perdoren per ndertim e /zhvillim/ te zones e gjysma tjeter per te dorovitur ata qe japin leje! Do zhvillojme turizem apo jo?! Do dalim nga /lista gri/ e pastrimit te parave me ane te turizmit apo jo ?! Keto arrihen duke sakrifikuar zona te tilla si Rodoni dhe ndonje jete njeriu,aty-ketu pa dashje,sic per pak e pesuan te siperpermendurit ne artikull.Jane vetem /keqkuptime/ qe zgjidhen!

    Përgjigju
  • Ceni: 29/10/2023 17:14

    Specie primitive barbare! Ajo eshte nje zone me mbetje te vjetra arkeologjike te rendesishme dhe shteti do lejoje keta barbaret ta shkaterrojne sic shkaterruan Durresin e shume te tjera!

    Përgjigju
  • Bua Shpata: 29/10/2023 17:05

    Prapë e njëjta histori,me gjoja të fortë nulla facenti "..si kudo në Albanistan të 7501 që ua la në derë Ish Komunisti Nano e Berisha..,me vjedh ata e me ndërtu në Tokë të zanun"...!!!Kjo është Emergjente,Nqs do bëjmë shtet,Toka t'u kthehet Pronarëve legjitim..jo ish Kooperativisteve..?!si aty si në Dhërmi e kudo ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori