DURRËS - Në futbollin e vajzave është prodhuar një episod jo i zakontë këtë të diel. Në sfidën e raundit të 11-të të Superligës mes Teutës së vajzave dhe kolegeve të Gramshit, zhvilluar në aneksin e stadiumit "Niko Dovana", nuk mungoi sherri dhe përplasjet në fushë.
Të dyja skuadrat kanë investuar këtë sezon dhe duan kreun e renditjes, ndaj klima në fushë ishte jo e qetë. Në minutën e 28-të, kapitenia e Gramshit, Leonora Dedgjonaj u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes si mbrojtësja e fundit.
Pas këtij episodi Kesjana Goro kaloi Teutën në epërsi dhe sfida nuk ishte e qetë. Tensionet në fushë vijuan, aq sa u desh ndërhyrja e stafeve respektive për qetësimin e vajzave në fushë. Mikaela Metalla dhe Isabela De Souza da Paixao lanë Teutën me nëntë futbolliste, ndërsa te Gramshi me karton të kuq u ndëshkua edhe Kenza Allaoui. Në fund Teuta fitoi 2-1.
Komente










