DURRËS- Një grindje mes adoleshentësh ka qenë shkaku i një plagosjeje të ndodhur mëngjesin e sotëm pranë një shkolle të mesme në Durrës. Një 15-vjeçar ka qëlluar me kaçavidë një bashkëmoshatarin e tij, duke bërë që ky i fundit të përfundojë në spital.
Policia e Durrësit ka bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 14 në Durrës, jashtë ambienteve të shkollës së mesme në këtë zonë, adoleshenti me inicialet R. B., 15 vjeç, banor i lagjes, për motive të dobëta, ka goditur në trup me një kaçavidë 16-vjeçarin me inicialet E. K., banues në të njëjtën lagje.
Policia tha se, 15-vjeçari ka qëlluar me kaçavidë, pasi ishte në mbrojtje të një bashkëmoshatari.
I plagosuri me inicialet E. K., mësohet ndodhet për mjekim në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Durrësit pas pak orësh ka ndaluar edhe autorin e dyshuar të plagosjes, i cili isht larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Bashkë me të u konfiskua edhe kaçavida e përdorur për kryerjen e plagosjes.
Grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarja po vijon veprimet proceduriale, në prani edhe të një psikologu të institucionit. Akuza e ngritura ndaj 15-vjeçarit është "vrasje me dashje e mbetur në tentative”.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com