Durrës/ Sherr për një manovër të gabuar në qarkullim, 49-vjeçari qëllon me çifte drejt makinës së të riut (EMRI)

Durrës/ Sherr për një manovër të gabuar në qarkullim, 49-vjeçari qëllon me çifte drejt makinës së të riut (EMRI)

Foto ilustruese

Një 49-vjeçar është vendosur në pranga pasi qëlloi me armë gjahu drejt një 26-vjeçari pas një konflikti për një manovër të gabuar në qarkullim në aksin rrugor “Manzë-Maminas”.

I arrestuari është identifikuar si Ardian Hoxha. Sipas njoftimit të bluve nga të shtënat pati vetëm dëme materiale. 

Ndërkohë sipas burimeve për Report Tv 49-vjeçari i cili është emigrant është i apasionuar pas gjahut. I gjithë konflikti ka filluar kur një makinë Audi Q5 e ka parakaluar, një veprim që ai e ka marrë si provokim dhe e ka ndjekur atë nga pas.

Madje siç raporton gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Artur Korriku, Hoxha nën efektin e alkoolit ka qëlluar me çifte jo drejt makinës që e ka parakaluar, por drejt një automjeti tjetër, (drejt makinës së 26-vjeçarit).

"Menjëherë pas njoftimit se në aksin rrugor “Manzë-Maminas”, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në drejtim të automjetit të një shtetasi tjetër, për shkak të një konflikti të çastit, për një manovër të gabuar me automjet, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin.

Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga autori i këtij rasti, shtetasi Ardian Hoxha, 49 vjeç, banues në Manzë", informoi sot policia.

Blutë sekuestruan armën e gjahut çifte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Mediat britanike: Qeveria e Starmer në bisedime me vendet e Ballkanit për ndërtimin e qendrave për emigrantët e refuzuar

Mediat britanike: Qeveria e Starmer në bisedime me vendet e Ballkanit për ndërtimin e qendrave për emigrantët e refuzuar