DURRËS- Një 28-vjeçar me precedent të mëparshëm penal është arrestuar në flagrancë pasi qarkullonte me armë zjarri në brez dhe kanabis në makinë.
K. B., 28 vjeç, banues në Durrës, është dënuar më parë për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar për kontroll në afërsi të muzeumit, mjetin tip “Mercedes Benz”, ku gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë "TT", me një karikator me fishekë, si dhe një sasi pres 17.5 gr lëndë narkotike e llojit marIjuanë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.