Durrës/ Shfrytëzonin një 22-vjeçare për prostitucion, në pranga 3 tutorët! E reja u merrte klientëve deri në 150 euro

Durrës/ Shfrytëzonin një 22-vjeçare për prostitucion, në pranga 3 tutorët! E reja u merrte klientëve deri në 150 euro

Foto ilustruese

DURRËS- Tre të rinj në Durrës shfrytëzonin një 22-vjeçare për prostitucion. Të tre kanë rënë në pranga, pas një hetimi katër mujor të zhvilluar në kuadër të operacionit ‘Flower’.

Konkretisht, të arrestuar janë Banush Kanani, 25 vjeç, Xhuljano Kollçaku, 30 vjeç, Endri Zeqiri, 24 vjeç, si edhe 22-vjeçarja.Ata i siguronin vajzës 22-vjeçare klientë në hotele të ndryshëm në Durrës, Kavajë, Lushnje dhe Fier kundrejt pagesa nga 80-150 euro. Edhe vajza, të cilës iu gjet me vete një sasi kokaine, u arrestua nga policia për ushtrimin e prostitucionit

Policia sekuestroi gjatë operacionit 300 000 lekë, 200 euro, 5 celularë, dhe një automjet me të cilën të dyshuarit transportonin vajzën në qytete të ndryshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi