Durrës/ Shiste doza kokaine në lokalet e natës, arrestohet 31 vjeçari (EMRI)

DURRËS - Një 31 vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës pasi shiste doza kokaine në lokalet e natës së qytetit bregdetar. Shkëlqim Hasa u vu në pranga në kuadër të megaoperacionit antidrogë ‘Tempulli’.

Shërbimet e policisë ushtruan kontroll në automjetin me të cilin lëvizte 31 vjeçari në rurgën ‘Adria’ në Durrës.

Nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, të cilat dyshohet se i riu i shet në lokalet e natës.

'Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. H., 31 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, në rrugën “Adria”,  shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza të cilat ky shtetas dyshohet se synonte t’i shiste në lokalet e natës.', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.  

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi