DURRËS-Një 30-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë nga policia pasi shiste kanabis në lagjen nr.7, në zonën e Nishtullës
Autori i identifikuar si Luvio Shtora pasi pa policët hodhi qesen e drogës e tentoi të largohej me vrap, por nuk mundi të ikte pasi u kap dhe u prangos nga forcat Shqiponja, informoi sot policia.
Gjatë kontrollit fizik, efektivët i gjetën një sasi lënde narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komento