Durrës-Një 41 vjeçar nga Durrësi i cili shiste lëndë narkotike të ndarë në doza pranë shkollave ka rënë në prangat e policisë.

Në momentin e kapjes, Elvis Babaliu ishte bashkë me 5 nxënës të një shkolle 9-vjeçare, të cilëve dyshohet se do t’iu shiste lëndë narkotike.

Blutë sekuestruan lëndën narkotike kanabis e ndarë në doza.

"Gjatë operacionit, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Elvis Babaliu, 41 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj 41-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis. Në momentin e kapjes, 41-vjecari ishte bashkë me 5 nxënës të një shkolle 9-vjeçare, të cilëve dyshohet se do t’iu shiste lëndë narkotike", informoi sot policia.

Operacioni u kodua  "Cleaning".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.