Një investim i sapopërfunduar në lagjen nr. 8 të qytetit të Durrësit arriti të thyente çdo rekord qëndrueshmërie, nuk i rezistoi as një dite shiu.
Ende pa bërë një javë nga asfaltimit, reshjet e fundit mjaftuan për të nxjerrë në pah cilësinë e diskutueshme të punimeve, duke e shndërruar rrugën e “rehabilituar” në një shembull se si investimet publike mund të konsumohen më shpejt se uji që i dëmtoi.
Ndërhyrja e realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në fund të dhjetorit, u përball me testin më elementar të stinës dhe dështoi pa asnjë dyshim. Asfalti u dëmtua menjëherë, ndërsa banorët e zonës mbetën përballë një rruge të re vetëm në pamje, por jo në funksion.
Mjaftuan reshjet e së martës për të treguar se investimi nuk ishte menduar për përdorim afatgjatë. Një ndërhyrje që duhej të përmirësonte jetën e komunitetit, u kthye brenda pak ditësh në një problem shtesë dhe me më shumë para publike të harxhuara.
Nga ana tjetër, Bashkia Durrës deklaron se ka njoftuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit për situatën, me qëllim rinisjen e ndërhyrjes. Mbetet për t’u parë nëse riparimi i radhës do t’i rezistojë vetëm një tjetër shiu, apo edhe kohës.
Komente












HAJDUTA VJEDHIN VETEM....POR PA CA VITESH HAJN BURG PERFUNDOJN...
Përgjigju